shqiperia ne panairin nderkombetar biofach 2026 698757d43d8a7

Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026

February 7, 2026
1 minut lexim

Shqipëria do të prezantojë produktet e saj bio në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026, që zhvillohet nga 10 deri më 13 shkurt në Nuremberg, Gjermani. Pesë kompani shqiptare do të jenë pjesë e pavijonit kombëtar, duke prezantuar fruta, perime, vaj ulliri dhe produkte të tjera organike, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.

Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA), bën të ditur se, pjesëmarrja e Shqipërisë në BIOFACH ka një rëndësi strategjike për vendin, duke nxjerrë në pah cilësinë e produkteve organike “Made in Albania” dhe duke krijuar mundësi konkrete për zgjerimin e tregjeve ndërkombëtare.

Ky prezantim i produkteve shqiptare synon të forcojë imazhin e Shqipërisë si eksportues i produkteve të qëndrueshme dhe organike, të rrisë eksporte të reja dhe të nxisë bashkëpunime me partnerë globalë në sektorin agro-ushqimor.

Panairi BIOFACH është një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë organike, dhe pjesëmarrja e Shqipërisë pasqyron vlerësimin e produktit shqiptar në tregjet europiane dhe globale.

AIDA thekson se ky aktivitet është pjesë e strategjisë kombëtare për zhvillimin e bizneseve organike dhe promovimin e eksporteve “Made in Albania”, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në sektorin agro-ushqimor.

Produktet bujqësore shqiptare eksportohen aktualisht në rreth 85 tregje ndërkombëtare, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, SHBA, Zvicrën, Lindjen e Mesme dhe disa vende të Azisë.

Llojet kryesore të produkteve janë: fruta dhe perime të freskëta (shegë, mollë, qitro, domate, speca, etj.)pProdukte të përpunuara (konserva, reçela, lëngje frutash); vaj ulliri; vera dhe pije tradicionale; produkte organike dhe “bio”, që po rritin vazhdimisht kërkesën ndërkombëtare.

Në 2–3 vitet e fundit, eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të qëndrueshme mbi 10–15% në vit, falë modernizimit të sektorit, certifikimeve ndërkombëtare dhe përmirësimit të standardeve higjieno-sanitare. Përdorimi i markës “Made in Albania” është një hap i rëndësishëm. Për të rritur vlerën e produktit, Shqipëria po investon në branding dhe certifikim organik, duke nxjerrë në pah cilësinë dhe sigurinë ushqimore të produkteve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dosja epstein drejtesia franceze hap hetim ndaj ish ministrit te kultures jack lang 69875712a4343
Lajmi i mëparshëm

Dosja Epstein, drejtësia franceze hap hetim ndaj ish-ministrit të kulturës Jack Lang

skandali qe tronditi dialogun kosove serbi lajcak i lidhur me epstein eksperti amerikan flet per pasojat 698757f44febf
Lajmi i radhës

Skandali që tronditi dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak i lidhur me Epstein – eksperti amerikan flet për pasojat!

Të fundit nga

Rritet çmimi i arit – sa kushton një gram?

Çmimi i arit në bursat botërore sot sillet rreth 141 euro për gram ar të pastër, 24 karatë, tregojnë të dhënat më të fundit nga tregjet ndërkombëtare. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin
ShkoLartë