Shqipëria mirëpret Kampionatin Botëror të Shahut për të rinj FIDE U14, U16 & U18!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë me publikun një lajm të rëndësishëm që e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sportit intelektual:
Durrësi është sot mikpritësi i Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj, për kategoritë U14, U16 dhe U18, një event madhështor që ka mbledhur në bregdetin shqiptar mbi 700 shahistë nga rreth 80 vende të botës.
Një turne që afirmon potencialin e të rinjve dhe vendin tonë si një destinacion që frymëzon dhe bashkon!
Burimi: botasot.info


