shqiperia do te prodhoje drone luftarake 69d934a055cdd

Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë

April 10, 2026
min lexim

Shqipëria i ka hapur rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake, përmes një vendimi të Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha pas mbledhjes të Qeverisë shqiptare se “është autorizuar shoqëria shtetërore, Kayo, për të lidhur marrëveshje për prodhimin dhe tregtimin e dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake dhe civile në Shqipëri”.

Vendimi i Qeverisë shqiptare lidhet me miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore, Kayo, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, me shoqëri private për krijimin e një shoqërie të përbashkët për prodhimin, montimin, riparimin dhe tregtimin e mjeteve fluturuese pa pilot e po ashtu edhe ndërtimin e riparimin e mjeteve motorike lundruese ushtarake dhe civile.

Ministri Nufi tha se dy kompanitë ndërkombëtare do të jenë italiane.

“Ky është një hap historik, pasi është hera e parë pas shumë vitesh që krijohen kushtet për prodhimin e mjeteve të tilla në vend. Vendimi është diskutuar edhe në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë shqiptare me atë italiane”, theksoi ai.

A do të lejojë Shqipëria që SHBA-ja të përdorë bazën ushtarake të Kuçovës?

Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria do të lejojë përdorimin e bazës ushtarake të Kuçovës nga Shtetet e Bashkuara për operacione kundër Iranit, Nufi u shpreh:

“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA-në, që shkojnë përtej angazhimit tonë në NATO. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me angazhimin e Shqipërisë në aleancë”.

Shqipëria ka mbështetur operacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit kundër Iranit, që ka nisur më 28 shkurt.

Një pilot duke hyrë në kabinën e aeroplanit luftarakë, Eurofighter Typhoon, në bazën e Kuçovës. Fotografi nga arkivi.

Që prej vitit 2022, Tirana ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin. Shqipëria e ka akuzuar Iranin për kryerjen e një serie sulmesh shkatërruese kibernetike ndaj saj që nga viti 2022, të cilat kishin në shënjestër infrastrukturën digjitale shtetërore dhe shërbimet publike, dhe çuan në ndërprerjen e raporteve.

Pas nisjes së konfliktit, Shqipëria po ashtu u përball me disa sulme kibernetike, të kryera nga hakerët e lidhur me Iranin. Raportet mes Tiranës dhe Teheranit janë të tensionuara po ashtu edhe për shkak se Shqipëria mbi një dekadë më parë u ofroi strehë të sigurt anëtarëve të grupit opozitar iranian, MEK (që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hamza smund te ulet cmimi kur rritet kostoja e prodhimit ne vend inflacioni ka mberri 6 7 69d933b6227b4
Lajmi i mëparshëm

Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, në vend inflacioni ka mbërri 6.7%

halle bailey per amesine tani i ndiej gjerat shume me thelle nuk kam ndjere kurre dashuri si kjo 69d93638ba610
Lajmi i radhës

Halle Bailey për amësinë: Tani i ndiej gjërat shumë më thellë, nuk kam ndjerë kurrë dashuri si kjo

Të fundit nga

ShkoLartë