shqiperia arketon mbi 10 milione euro nese ben mrekulline per te shkuar ne boteror 69c54cc282994

Shqipëria arkëton mbi 10 milionë euro nëse bën mrekullinë për të shkuar në Botëror

March 26, 2026
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet përpara një momenti historik, teksa në dy javët në vijim do të tentojë të sigurojë një vend në Kupën e Botës 2026, turneun më prestigjioz për ekipet përfaqësuese.

Për herë të parë në histori, kuqezinjtë do të marrin pjesë në fazën “play-off”, ku fillimisht do të përballen me Poloninë. Në rast të një rezultati pozitiv, Shqipëria do të avancojë në finalen vendimtare, ku e presin një nga dy kundërshtarët: Ukrainën ose Suedinë.

Përtej aspektit sportiv dhe ëndrrës për të qenë pjesë e një Botërori, kjo sfidë mbart edhe një rëndësi të jashtëzakonshme financiare për Shqipërinë. FIFA ka parashikuar shpërblime të konsiderueshme për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.

Çdo kombëtare që siguron kualifikimin do të përfitojë menjëherë një fond prej 1.5 milionë dollarësh, i destinuar për mbulimin e shpenzimeve organizative dhe logjistike para dhe gjatë turneut.

Ndërkohë, vetëm pjesëmarrja në fazën finale garanton një tjetër bonus prej 9 milionë dollarësh, një shumë e majme që federatat mund ta përdorin sipas prioriteteve të tyre.

Shifrat rriten ndjeshëm me avancimin në turne: çdo fazë e kaluar shoqërohet me bonuse shtesë, ndërsa fituesja e madhe e kompeticionit do të shpërblehet me një çek që kap vlerën e 50 milionë dollarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shoku i mirit hyn ne big brother selin me thumb tenxherja kapakun 69c54635df567
Lajmi i mëparshëm

Shoku i Mirit hyn në Big Brother, Selin me ‘thumb’: Tenxherja – kapakun

kisha katolike do te paguaje 1 6 milion euro per viktimat e abuzimit 69c54d8a96ce4
Lajmi i radhës

Kisha Katolike do të paguajë 1.6 milion euro për viktimat e abuzimit

Të fundit nga

ShkoLartë