shqiperi ekonomia do te vijoje rritjen sfida me e madhe mungesa e fuqise punetore per rajonin 68e54fdd702fc

Shqipëri, ekonomia do të vijojë rritjen, sfida më e madhe mungesa e fuqisë punëtore për rajonin

October 7, 2025
1 minut lexim

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të qëndrueshme prej 3.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, ndërsa inflacioni është ruajtur nën nivelin e 3 për qind.

Të dhënat e raportit periodik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor vlerësojnë gjithashtu se rënia e varfërisë lidhet me forcimin e tregut të punës dhe me uljen graduale të borxhit publik.

Megjithëse rreziqet e jashtme mbeten të pranishme, raporti thekson se progresi në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian pritet të forcojë besimin e investitorëve, të nxisë vazhdimësinë e politikave dhe të mbështesë rritjen afatgjatë ekonomike.

Në aspektin sektorial, turizmi ka shënuar ngadalësim, por sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit kanë qenë nxitësit kryesorë të rritjes, duke kompensuar rënien e bujqësisë dhe të disa degëve industriale.

Raporti parashikon që ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të përshpejtojnë ritmet e rritjes në vitin 2026 me 3,1% dhe të arrijnë 3,6% në vitin 2027, ndërsa përmirësimi i qëndrueshëm i tregut të punës mbetet një objektiv kyç për rajonin, RTSH.

Sipas Bankës Botërore, mungesa e fuqisë punëtore dhe shkalla e lartë e papunësisë në disa sektorë mbeten sfidat më të mëdha për zhvillimin afatgjatë të rajonit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pp indikacionet fillestare nuk tregojne motive politike pas incidentit te armatosur ne kumanove 68e54e7177313
Lajmi i mëparshëm

PP: Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur në Kumanovë

media maqedonase vlereson bledi shkembin 68e5503904dd6
Lajmi i radhës

Media maqedonase vlerëson Bledi Shkëmbin 

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë