pp indikacionet fillestare nuk tregojne motive politike pas incidentit te armatosur ne kumanove 68e54e7177313

PP: Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur në Kumanovë

October 7, 2025
1 minut lexim

Dy prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë po kryejnë inspektim në vendin e ngjarjes së incidentit të armatosur në qendër të Kumanovës, në të cilin një person u plagos.

Sipas PPRMV, indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por prokuroria po shqyrton të gjitha rrethanat.

“Lidhur me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa sulmuesi është në kërkim. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por po shqyrtohen të gjitha rrethanat”, kumtoi Prokuroria.

Personi i lënduar është Z.Sh., mjek me profesion, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Ai është kryetar aktual i Këshillit të Komunës së Likovës dhe është bartës i listës së këshilltarëve të AKI-t, të udhëhequr nga BDI për zgjedhjet e ardhshme lokale.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brenda nje viti paguhen rreth 200 milione euro tatime te mjedisit jetesor 68e54dd33a6c5
Lajmi i mëparshëm

Brenda një viti paguhen rreth 200 milionë euro tatime të mjedisit jetësor

shqiperi ekonomia do te vijoje rritjen sfida me e madhe mungesa e fuqise punetore per rajonin 68e54fdd702fc
Lajmi i radhës

Shqipëri, ekonomia do të vijojë rritjen, sfida më e madhe mungesa e fuqisë punëtore për rajonin

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë