shpifja e radhes e bdi se bie poshte drejtori i filharmonise demanton asnje maqedonas i punesuar 6870e6d7673ce

Shpifja e radhës e BDI-së bie poshtë: Drejtori i Filharmonisë demanton, asnjë maqedonas i punësuar

July 11, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Imeri, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të rreme të përhapura nga BDI, duke i quajtur ato të turpshme dhe të motivuara politikisht.

“Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe rrena”, shkruan Imeri në reagimin e tij.

Ai demanton kategorikisht lajmin e përhapur nga BDI se gjoja janë punësuar 18 persona, nga të cilët vetëm një shqiptar. “E vërteta është kjo: Deri më tani nuk ka asnjë punësim të realizuar. Ka pëlqime për punësim të cilat do të realizohen ditëve në vijim, e të cilat aspak nuk përputhen me gënjeshtrat e BDI-së”, thekson ai.

Imeri shton se të gjitha faktet janë të dokumentuara dhe të verifikueshme për këdo që ka interes të sinqertë, jo për ata që, sipas tij, ndërtojnë narrativa të rreme për qëllime politike.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brad pitt deshiron te behet perseri baba partnerja e tij ka nje kusht te vecante per kete 6870e4f655b5a
Lajmi i mëparshëm

Brad Pitt dëshiron të bëhet përsëri baba: Partnerja e tij ka një kusht të veçantë për këtë

statistikat flasin vete 20 vite diskriminim sistematik ndaj shqiptareve nen qeverisjen e bdi se 6870e92e87a3c
Lajmi i radhës

Statistikat flasin vetë: 20 vite diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve nën qeverisjen e BDI-së

Të fundit nga

ShkoLartë