shpetoi tre te aksidentuarit policit klajdi mustaj i dorezohet certifikata per sherbim 689b279b66fbb

Shpëtoi tre të aksidentuarit, policit Klajdi Mustaj i dorëzohet Certifikata për Shërbim

August 12, 2025
min lexim

Punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj u vlerësua sot me certifikatën e akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për aktin e tij të guximshëm në shpëtimin e tre personave të evakuuar.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit.

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të shohim te çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Në emrin tim dhe të gjithë trupës sonë policore, i shpreh mirënjohjen më të thellë dhe e përgëzoj për këtë akt të lartë human, për t’u dhënë ndihmën e parë, në kushte të vështira, tre shtetasve që u përfshinë në një aksident rrugor. 15-vjeçari që Klajdi mori në duar mes tymit dhe flakëve, për ta shpëtuar, fatkeqësisht humbi jetën në spital, kështu që gjej rastin t’i shpreh familjes, ngushëllimet e mia të sinqerta.

Klajdi nuk është i vetmi shembull. Këto dy muaj kemi parë shumë raste të tjera kur kolegët tanë kanë vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Dua të përmend këtu rastin e Shefit të Komisariatit të Policisë Delvinë, Agim Troci dhe të Nënkomisar Eridionit, të cilët, së bashku me trupën e tyre dhe me mbështetjen e kolegëve të Sarandës, bënë të mundur evakuimin e dhjetëra banorëve, nga zjarret që rrezikonin jetën e tyre, dhe shpëtuan njerëz në rrethana tepër të vështira. Vetë këta dy protagonistë mbetën të dëmtuar, njëri më rëndë e tjetri më lehtë, nga zjarri.

Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur veprimin e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme në Korçë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari, të cilët, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar një qytetar të moshuar nga flakët, të cilët do të vlerësohen po njësoj si ju.

Këto nuk janë thjesht ngjarje, por dëshmi të gjalla të asaj që do të thotë të jesh pjesë e Policisë së Shtetit. Shërbimi ndaj qytetarëve nuk është vetëm një detyrë ligjore apo institucionale, është një mision i shenjtë. Gjithashtu, është një thirrje e përditshme për të qenë aty, sidomos kur jeta, shpresa dhe siguria e njerëzve janë në rrezik”.

Punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj theksoi ka theksuar se ka bërë detyrën dhe do vijojë ta bëjë sa herë t’i jepet rasti, duke uruar që të tilla raste të mos ndodhin më. Ai ka apeluar për drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mbrojnë jetën.

“Ky vlerësim nuk është vetëm një motivim personal, por edhe një mesazh inkurajues që tregon se puna, përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen, dhe do të mbetet për mua një nxitje për të vazhduar të jap më të mirën në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Mbështetja juaj ndaj çdo punonjësi policie që përmbush me ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut, është më shumë se një certifikatë apo vlerë monetare, është një tregues i qartë që puna e sakrifica vlerësohen.

Ndjej shumë keqardhje që 15-vjeçari, të cilin u përpoqa me gjithë zemër ta shpëtoja, humbi jetën në spital. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Sot, kam një mesazh për të gjithë përdoruesit e rrugës, jeta është thesari ynë, mbrojeni atë duke zbatuar ligjshmërinë“, u shpreh Klajdi Mustaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski pjesemarrja e kandidateve te pavarur nuk mund te rregullohet me udhezim te kshz se do veprojme sipas ligjit 689b1e28c6afb
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur nuk mund të rregullohet me udhëzim të KSHZ-së – do veprojmë sipas ligjit

klubi i ndalon te perdore mbiemrin e tij ne fanelle 689b280f34467
Lajmi i radhës

Klubi i ndalon të përdorë mbiemrin e tij në fanellë

Të fundit nga

ShkoLartë