shpetim duro per andorra shqiperi jo me mendjen te anglia 691617b662be0

Shpëtim Duro për Andorra-Shqipëri: Jo me mendjen te Anglia!

November 13, 2025
1 minut lexim

Trajneri i njohur Shpëtim Duro, ka analizuar kombëtaren shqiptare e cila luan sot ndaj Andorrës një ndeshje që mund ta shtyjë drejt play-off të Botërorit 2026.

“Unë edhe kur fitoj, kur jam në kampionat, nuk gëzoj shumë se të pret ndeshja tjetër.

U them gjithmonë futbollistëve mos u gëzoni, ajo mbaroi, është situatë tjetër.

Entuziazmi është i jashtëzakonshëm për atë që ka bërë ekipi deri tani duhet të komplimentojmë të gjitha strukturat.

Por me një gabim sot do të fillojnë kritikat, ky është futbolli. Fitorja sot nuk është 100% se jemi me sytë edhe nga ndeshja e Anglisë se besoj do fitojë se janë skuadra të niveleve të lartë, nuk mendoj se ka tolerime.

Por nuk duhet ta mbajmë mendjen të Anglia, të përqendrohem te ndeshja jonë dhe pastaj të shohim.

Edhe unë jam dakord për trajnerin, deri tani është i suksesshëm, edhe pse nuk erdhëm me ndonjë CV, te Shqipëria të them të drejtën ka bërë mirë, shkoi në Europian, shkoi afër play-off. Situata ndryshojnë dita-ditës. Presim deri në përfundimin e kampionatit.

Sa i përket ndeshjes, njëra nuk i ngjason tjetrës, interpretohet ndryshe këtu e atje me Andorrën, është ndryshe me Anglinë. Kështu që shpresojmë të qetësohemi e me goleadë apo jo, unë e shoh të mbyllur.

E rëndësishme është të fitojmë sot. Është edhe plani psikologjik, se është ndeshje vendimtare, kjo është për play-off.

Kur shkoi Anglia ishte edhe me komode, kurse ne e kemi për jetë a vdekje këtë ndeshje.

E shoh ndeshje të vështirë por kam besim te skuadra që do e zgjidhë për ta fituar”, tha ndër të tjera Duro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekuestrohen 2 2 kg kokaine ne tirane arrestohen 2 kusherinj droga kishte ardhur nga spanja 69161757ac7e3
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen 2.2 kg kokainë në Tiranë/ Arrestohen 2 kushërinj, droga kishte ardhur nga Spanja

osmani krenare me fsk ne dhe bashkepunimin ushtarak me aleatet tane 691617c3044ae
Lajmi i radhës

Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Të fundit nga

ShkoLartë