shperthimi ne elbasan shefi i sherbimit zjarrfikes si i nxorem banoret nga katet e siperme me autoshkalle 6aec561c81ba5

Shpërthimi në Elbasan, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Si i nxorëm banorët nga katet e sipërme me autoshkallë

November 5, 2026
1 minut lexim

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Elbasan, Emirion Sota, ka dhënë një deklaratë për mediat një ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat në qytet, ku humbën jetën dy persona. Ai ka treguar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, evakuimin e banorëve dhe operacionin për nxjerrjen e personave që ndodheshin në katet e sipërme të godinës.

Sipas Sotës, dy viktimat janë gjetur nën rrënoja dhe kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit, jo e zjarrit.

“Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, mbërriti njoftimi për një shpërthim në një pallat në unazën e qytetit. Menjëherë u nisën mjetet zjarrfikëse drejt vendngjarjes, ku u konstatua se zjarri kishte përfshirë dy kate të pallatit, katin e tretë dhe të katërt.

U kërkuan menjëherë forca shtesë edhe nga bashkitë e tjera. Policia e Shtetit, e cila ndodhej në vendngjarje, vendosi perimetrin e sigurisë dhe menjëherë nisi evakuimi i banorëve. U evakuuan disa fëmijë dhe të moshuar.

Ndërhyrja për shuarjen e vatrave të zjarrit u krye nga të dyja anët e pallatit, me mjetet përkatëse. Duke parë se shkallët e ndërtesës ishin dëmtuar, kemi ndërhyrë me autoshkallën e zjarrfikëses, përmes së cilës u nxorën personat që ndodheshin në katin e katërt dhe të pestë.

Duke pasur parasysh përmasat e mëdha të shpërthimit, pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda.

Konfirmojmë se dy trupat e viktimave, të cilët u gjetën brenda pallatit, ndodheshin nën rrënoja. Ata kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe jo nga zjarri.

Bashkia e Elbasanit disponon tetë mjete zjarrfikëse, nga të cilat gjashtë janë mjete luftuese me pompa centrifugale, një autobot dhe një autoshkallë. Bashkia e Elbasanit disponon mjetet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla.

Nuk mund të hidhet poshtë puna e atyre punonjësve që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

matthew palmer nje shumice demokrate ne kongres mund te rris perkrahjen per normalizim kosove serbi 6aec55c4076cd
Lajmi i mëparshëm

Matthew Palmer: Një shumicë demokrate në Kongres mund të rris përkrahjen për normalizim Kosovë-Serbi

kercenim me bombe ne fluturimin nga dublini ne rome avioni ben ulje emergjente 6aec5657d5198
Lajmi i radhës

Kërcënim me bombë në fluturimin nga Dublini në Romë, avioni bën ulje emergjente

Të fundit nga

ShkoLartë