shperthen skandali ne itali 69b9e03bc7b76

Shpërthen skandali në Itali

March 18, 2026
1 minut lexim

Ndeshja mes Interit dhe Atalantës në Serinë A është mbyllur mes polemikave me barazimin 1:1 pasi zikaltërit pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtari kryesor me vendimet e dhëna kundër tyre.

Por ndër të tjera, gjatë audiove të publikuar të VAR-it për momentet e diskutueshme, shfaqet edhe një bashkëbisedim i kryesorit Manganielo me Dumfris, në rastin kur ky i fundit kërkonte anulimin e golit të Atalantës pasi pretendonte për faull ndaj tij gjatë aksionit.

Në audiot e publikuara dëgjohet lojtari duke protestuar, ndërsa kryesori i kthehet: “Ke rrëshqitur, nuk e kë vënë re Denzel”.

Mbrojtësi nuk e pranon këtë version. “Më kapi këmbën, si paskam rrëshqitur?”.

Dhe pastaj vjen edhe fraza e çuditshme e Manganielos. “Nuk e ke vënë re. Keni ende 10 minuta kohë që të mund të fitoni, shko”, thotë gjyqtari duke i dhënë fund protestave të futbollistit të Interit.

Një dialog i pazakontë mes një gjyqtari dhe një futbollisti, që është cilësuar skandaloz nga tifozët në rrjetet sociale të cilët mendojnë se kryesori kishte një sjellje të papërshtatshme me futbollistin në fjalë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

era istrefi trazon rrjetin me postimin e fundit 69b9d9e7dd643
Lajmi i mëparshëm

Era Istrefi “trazon rrjetin” me postimin e fundit

mojtaba khamenei refuzon propozimet per depershkallezim 69b9e0f08226c
Lajmi i radhës

Mojtaba Khamenei refuzon propozimet për depërshkallëzim

Të fundit nga

ShkoLartë