shperthejne lojtaret e interit pas humbjes 693977f539a16

Shpërthejnë lojtarët e Interit pas humbjes

December 10, 2025
1 minut lexim

Interi ka reaguar me zhgënjim të madh pas humbjes në San Siro kundër Liverpoolit, një ndeshje e vendosur nga një penallti që zgjoi shumë polemika.

Vendimi i arbitrit gjerman Felix Zwayer erdhi pas rishikimit në VAR për një tërheqje të lehtë të Bastonit ndaj Wirtz, episod gjatë të cilit sulmuesi i Liverpoolit u rrëzua lehtësisht në zonë. Penalltia u ekzekutua me sukses nga Szoboszlai, duke i dhënë fitoren skuadrës angleze.

Vendimi ka ngjallur shumë diskutime, veçanërisht duke marrë parasysh që VAR-i kishte anashkaluar në pjesën e parë një prekjen e topit me dorë nga Van Dijk pas një goditjeje të Bisseck, episod që sipas Interit ishte penallti e pastër.

Henrikh Mkhitaryan nuk i fshehu kritikat pas ndeshjes: “Dhemb kur humbet një ndeshje të tillë, pastaj një penallti e tillë është e pashpjegueshme. Duhet të punojmë më shumë, të shohim përpara dhe të përpiqemi të ndryshojmë situatën.”

Edhe mesfushori Zielinski foli në të njëjtën linjë: “Nëse fillojnë të akordojnë penallti për këto episode, atëherë çdo kontakt do të përfundojë me penallti.”

Madje, edhe kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, u duk i pasigurt për vendimin kundër Interit, duke u shprehur me një buzëqeshje të lehtë: “Arbitri vendosi kështu.

Për mendimin tim, goli që na u anulua duhej të ishte i vlefshëm”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i dogji 44 vjecarit makinen me vlere 100 mije euro pas sherrit arrestohet i riu ne tirane 693977946ce5f
Lajmi i mëparshëm

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

ambasada e shba se dhe policia e kosoves me ushtrim te perbashket per reagim ndaj krizave 693978fe64131
Lajmi i radhës

Ambasada e SHBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë