shperdorim detyre gjykata e tiranes shpall vendimin per dy ish zyrtaret e amp se denimi me burg i konvertohet ne sherbim prove 6a60aeaf78bdf

Shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për dy ish-zyrtarët e AMP-së, dënimi me burg i konvertohet në shërbim prove

July 22, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjensisë së Mbykqyrjes policore Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, teksa gjykata i ka dënuar më nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur 1/3 e dënimit, e përfundimisht gjykata vendosi 6 muaj heqje lirie.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se togat e zeza kanë pezulluar dënimin me burg dhe kanë vendosur konvertimin në 1 vit shërbim prove.

Zyrtarët e AMP u hetuan pas dyshimeve se nuk kanë respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjensi të Muqi Shaljanit i cili humbi jetën disa ditë pas atentatit të ndodhur në nëntor të vitit të shkuar në Rinas. Në atë ngjarje humbi jetën Gilmando Dani.

Trupi gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë të bërë nga ana e prokurorit Bledar Valikaj për dënimin e dy ish-zyrtarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon verifikimi i nenshkrimeve ne ldk nuk dihet ende data e kuvendit 6a60ae5499aae
Lajmi i mëparshëm

Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK, nuk dihet ende data e Kuvendit

pamje apokaliptike ne itali bresheri sa nje top tenisi 6a60af10e3652
Lajmi i radhës

Pamje apokaliptike në Itali, breshëri sa një top tenisi

Të fundit nga

ShkoLartë