pamje apokaliptike ne itali bresheri sa nje top tenisi 6a60af10e3652

Pamje apokaliptike në Itali, breshëri sa një top tenisi

July 22, 2026
1 minut lexim

Italia është përballur me mot ekstrem, ku stuhitë e fuqishme të breshërit sa një top tenisi në disa raste kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonet veriore, ndërsa jugu i vendit vazhdon të përballet me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Një nga situatat më kritike u regjistrua në autostradën A13 pranë Ferrarës, ku breshëri me përmasa deri në tre centimetra detyroi shoferët të ndalonin automjetet.

Dhjetëra makina pësuan dëmtime të rënda, me xhama të thyer dhe karroceri të shkatërruara, ndërsa autoritetet raportuan edhe persona të lënduar.

“Qielli u errësua papritur dhe më pas nisi breshëri. Më theu xhamin e përparmë. U detyrova të ndaloja dhe të mbuloja fytyrën”, rrëfeu një prej drejtuesve të automjeteve.

Stuhitë goditën gjithashtu rajonet e Lombardisë dhe Emilia-Romagnës. Në Milano, moti i keq detyroi evakuimin e rreth 80 mijë spektatorëve nga një koncert, ndërsa në Ravenna u rrëzuan mbi 100 pemë, u dëmtua çatia e një shkolle dhe u bllokuan për disa orë rrugë kryesore. Probleme u shënuan edhe në transportin hekurudhor dhe atë rrugor, me vonesa dhe anulime.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperdorim detyre gjykata e tiranes shpall vendimin per dy ish zyrtaret e amp se denimi me burg i konvertohet ne sherbim prove 6a60aeaf78bdf
Lajmi i mëparshëm

Shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për dy ish-zyrtarët e AMP-së, dënimi me burg i konvertohet në shërbim prove

maya jama flet hapur per komentet negative qe merr ne rrjetet sociale 6a60afdb4991a
Lajmi i radhës

Maya Jama flet hapur për komentet negative që merr në rrjetet sociale

Të fundit nga

ShkoLartë