shpejtim bulliqi te gjitha komunat po perballen me mungese

Shpejtim Bulliqi: Të gjitha komunat po përballen me mungesë buxheti

November 26, 2025
1 minut lexim

Problemin me buxhetin e shfaqi edhe komuna e Podujevës. Kryetari i kësaj komune në “Adresa” theksoi se nuk janë betëm tri komuna që kanë problemin e buxhetit, por janë thuajse të gjitha komunat në Kosovë.

Bulliqi tha se edhe komuna e Podujevës është e prekur nga çështjet përmbarimore, ku kjo komunë vetëm këtë vit po përmbyllet me mbi 4 milionë euro pagesa që janë bërë përmes përmbaruesit.

Ai tha se këto miliona euro i atakojnë shumë projekte të cilat janë planifikuar të ecin me hapa më të shpejtë.

“Tash është e njohur që të gjitha komunat, nuk jemi vetëm në tri komuna që kemi problem me buxhetin, për shkak të një kontrate kolektive të mbrapsht e cila është nënshkruar para sa vitesh, dhe dihet se ngga kush është nënshkru, por pasojat e së cilës jemi duke i vuajtur tash ne si kryetar komunash, në buxhetet tona komunale. Edhe ne si komunë jemi të goditur nga këto vendime përmbarimore të cilat janë realizu gjatë këtij viti. Vetëm ky vit po përmbyllet diku me mbi 4 milion euro që janë bë pagesa përmes përmbaruesit dhe domosdoshmlërisht këto 4 milionë euro i atakojnë shumë projekte, qoftë në kuptimin e projekteve kapital eqoftë në kuptimin e kodeve të tjera buxhetore. Sigurisht që kemi shumë projekte të cilat janë planifiku të ecin me step pak më të shtuar gjatë këtij viti, por për shkak të mjeteve buxhetore, operatorët ekonomik kanë ngecr së realizuari këto projekte”, shtoi tutje Bulliqi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bloomberg publikon telefonaten mes te derguarit te shba se dhe keshilltarit te putin ja si i udhezoi witkoff ruset qe ti shisnin planin 28 pikesh trumpit 692640e645b74
Lajmi i mëparshëm

Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit

WIZZ AIR
Lajmi i radhës

Panikë në ajër/ “Wind shear” i rrezikshëm detyroi pilotët të mos aterojnë në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë