shpallet epidemi gastrointestinale ne gostivar mbi 350 paciente kerkuan ndihme mjekesore 6a5d126093ed9

Shpallet epidemi gastrointestinale në Gostivar, mbi 350 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

July 19, 2026
1 minut lexim

Instituti i Shëndetetit Publik njoftoi se është shpallur epidemi gastrointestinale në Komunën e Gostivarit, pasi siç tha, është tejkaluar limiti javor i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore e që kryesisht kanë simptoma të të vjellave dhe të diarresë.

ISHP tha se vetëm gjatë ditës së sotme në repartin e sëmundjeve ngjitëse ndihmë mjekësore kanë kërkuar 204 pacientë, tre nga të cilët janë të hospitalizuar, ndërsa në repartin e Pediatrisë janë 145 pacientë prej të cilëve 105 janë raste të reja.

Edhe në Repartin e Urgjencës janë paraqitur 9 pacientë me simptoma të diarresë dhe të vjellave duke bërë që në vazhdimësi numri i rasteve të rritet.

“Duke parë situatën aktuale me numrat e pacientëve, shpallja e gjendjes së epidemisë është e nevojshme sepse do të na ndihmojë në koordinim më të mirë të punëve ndërmjet reparteve dhe institutit, kjo do të na ndihmojë të gjejmë edhe shkaktarin e gjithë kësaj situate”, deklaruan nga ISHP.

Kujtojmë se qytetarët e Gostivarit tashmë katër ditë po përballen me probleme shëndetësore që sipas dyshimeve të para po vijnë nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit.

Me vendim të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht në Gostivar ndalohet përdorimi i ujir të pijshëm, teksa ISHP e ndaloi përdorimin e të njejtit edhe për pastrimin e frutave apo enëve shtëpiake që përdoren për ushqim.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mel c 52 vjec duket e mrekullueshme me nje fustan nuserie 6a5d0fbbc57fe
Lajmi i mëparshëm

Mel C, 52 vjeç, duket e mrekullueshme me një fustan nusërie

snopce per rastin me ujin ne gostivar ti japim priotitet zbardhjes se rastit e jo perfitimit te pikeve partiake 6a5d13ae3b6b4
Lajmi i radhës

Snopçe për rastin me ujin në Gostivar: T’i japim priotitet zbardhjes së rastit, e jo përfitimit të pikëve partiake

Të fundit nga

ShkoLartë