shpallen zgjedhjet lokale mbahen me 19 tetor 2025 6897b64851523

Shpallen zgjedhjet lokale, mbahen më 19 tetor 2025

August 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 gusht – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shpallur zgjedhjet lokale. Sipas dispozitave ligjore, meqë sot janë shpallur zgjedhjet, ato duhet të mbahen më 19 tetor 2025.

“Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe në ushtrim të kompetencave të mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju njoftoj se sot, zyrtarisht, e nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. Këtë vendim e dërgova deri te organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, dhe pres angazhim maksimal për realizimin e një procesi të ndershëm dhe demokratik.

Ju informoj se gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi do të vazhdojë funksionimin e tij të rregullt administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare. Ky vendim synon të shmangë keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime elektorale dhe t’u japë deputetëve mundësinë të përkushtohen plotësisht ndaj komunikimit me qytetarët”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti per cairin nuk pranojme zgjidhje gjysmake po punojme me ekspertet me te mire 6897b121f1dff
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Për Çairin nuk pranojmë zgjidhje gjysmake, po punojmë me ekspertët më të mirë

tre turiste te huaj shpetohen nga policia pas bllokimit ne shkembinjte e himares 6897bfa5636b3
Lajmi i radhës

Tre turistë të huaj shpëtohen nga policia pas bllokimit në shkëmbinjtë e Himarës

Të fundit nga

ShkoLartë