shoqatat e gazetareve kunder kodit te ri penal rrezik per lirine e fjales 688ca7166b82b

Shoqatat e gazetarëve kundër kodit të ri penal: Rrezik për lirinë e fjalës

August 1, 2025
1 minut lexim

Organizata për mbrojtjen e gazetarëve në Shqipëri kanë reaguar këtë të mërkurë kundër ndryshimeve të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal.

Sipas drejtuesve të organizatave, një pjesë e ndryshimeve përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e shprehjes dhe atë të medias në Shqipëri.

Në një deklaratë publike, përfaqësues të këtyre organizatave theksuan se nenet 865 dhe 863, që prekin fyerjen, shtojnë sanksionet penale dhe dëmtojnë konkretisht punën e medias.

Sipas drejtuesve të organizatave, këto nene krijojnë klime jo pozitive për mediat dhe ndëshkojnë median dhe qytetarët e angazhuar.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) kishte qëndrim kritik për draftin. Isa Myzyraj, bashkëthemelues i AGSH-së, deklaroi se këto dispozita “cenojnë rëndë lirinë e medias, kufizojnë transparencën dhe dobësojnë rolin e gazetarëve dhe të shoqërisë civile si mbikëqyrës të pushtetit”.

Sipas tij, ato krijojnë një klimë frenuese dhe të papërshtatshme për punën e medias. Ai paralajmëroi se nëse ky draft miratohet pa ndryshime, do të ketë pasoja serioze.

“Ky draft-kod nuk ka marrë parasysh rekomandimet e dhjetë viteve të fundit. Do të ishte e rrezikshme nëse miratohet në këtë formë. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale, në bashkëpunim me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, për t’i adresuar këto ndryshime. Nuk është vetëm në interesin tonë, por në interesin e Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt BE-së”, tha Myzyraj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zv ministri aliu themelimi i sh f azem marana ne fshatin morane nje hap i ri per arsimin ne komunen e studenicanit 688c98929c57c
Lajmi i mëparshëm

Zv/ministri Aliu: Themelimi i Sh.F. “Azem Marana” në fshatin Moranë, një hap i ri për arsimin në Komunën e Studeniçanit

sulmuesi mund ti bashkohet kombetares pas 2 vitesh mungese 688ca78e59c05
Lajmi i radhës

Sulmuesi mund ti bashkohet kombëtares pas 2 vitesh mungesë

Të fundit nga

ShkoLartë