zv ministri aliu themelimi i sh f azem marana ne fshatin morane nje hap i ri per arsimin ne komunen e studenicanit 688c98929c57c

Zv/ministri Aliu: Themelimi i Sh.F. “Azem Marana” në fshatin Moranë, një hap i ri për arsimin në Komunën e Studeniçanit

August 1, 2025
1 minut lexim

Në mbledhjen e sotme të Komisionit qeveritar u miratua Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Marana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit. Kjo njësi e re arsimore do të funksionojë si subjekt i veçantë shkollor, duke sjellë mundësi të reja për nxënësit e zonës.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, përmes një njoftimi publik, shprehu urimet e tij për këtë vendim, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe suksesin e nxënësve.

“Uroj që ky vendim të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe sukseseve të nxënësve që do të ndjekin mësimet në këtë shkollë e të bëjnë krenar veten e tyre, prindërit dhe çdo shqiptar e qytetar, ashtu siç krenohemi me figurën e patriotit dhe atdhetarit Azem Marana”, theksoi Aliu.

Shkolla e re mban emrin e një figure të njohur të historisë kombëtare, duke e lidhur misionin edukativ me trashëgiminë patriotike.

Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rrjetit arsimor në zonat rurale dhe një nxitje për përkushtimin ndaj arsimit cilësor në gjuhën shqipe.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mash shpalli dy thirrje per angazhimin e mediatoreve arsimore rome per here te pare edhe ne arsimin e mesem 688c988f9e69e
Lajmi i mëparshëm

MASH shpalli dy thirrje për angazhimin e mediatorëve arsimorë romë – për herë të parë edhe në arsimin e mesëm

shoqatat e gazetareve kunder kodit te ri penal rrezik per lirine e fjales 688ca7166b82b
Lajmi i radhës

Shoqatat e gazetarëve kundër kodit të ri penal: Rrezik për lirinë e fjalës

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë