shokuese ne kumanove femijet ne rrezik nje tjeter 3 vjecar helmohet 7 raste ne vetem nje muaj 6a9c236e269ca

Shokuese në Kumanovë, fëmijët në rrezik?! Një tjetër 3-vjeçar helmohet, 7 raste në vetëm një muaj!

September 5, 2026
1 minut lexim
sp

KUMANOVË – Alarmante janë të dhënat e fundit nga rajoni i Kumanovës. Një tjetër fëmijë është helmuar nga substanca e rrezikshme, duke e çuar në shtatë numrin e rasteve të helmimit të fëmijëve brenda vetëm një muaji.

Rasti më i fundit ka ndodhur më 4 shtator. Një fëmijë vetëm tre vjeç, nga një fshat i Kumanovës, është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës pasi është helmuar me insekticide.

Policia është njoftuar rreth orës 17:30 nga spitali, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shifrat e fundit kanë ngritur shqetësim të madh, ndërsa mjekët u bëjnë apel prindërve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me insekticidet, pesticidet dhe substancat e tjera të rrezikshme, të cilat duhet të mbahen larg fëmijëve.

Shtatë raste në një muaj – një shifër që nuk mund të kalojë pa vëmendje.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grate sipermarrese te ballkanit mblidhen ne shkup merr pjese ministrja turke e familjes dhe sherbimeve sociale 6a9c2225d0a38
Lajmi i mëparshëm

Gratë sipërmarrëse të Ballkanit mblidhen në Shkup, merr pjesë ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale

arrestohet njd191 person i dyshuar per armembajtje pa leje 6a9c39f487188
Lajmi i radhës

​Arrestohet njё person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Të fundit nga

Ushtria amerikane godet 3 cisterna iraniane

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka goditur tre cisterna iraniane të naftës, pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshuan raketa balistike drejt dy anijeve luftarake amerikane. Sipas Komandës Qendrore
ShkoLartë