grate sipermarrese te ballkanit mblidhen ne shkup merr pjese ministrja turke e familjes dhe sherbimeve sociale 6a9c2225d0a38

Gratë sipërmarrëse të Ballkanit mblidhen në Shkup, merr pjesë ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale

September 5, 2026
min lexim

Në Shkup u organizua Takimi i Grave Sipërmarrëse të Ballkanit i Këshillit Botëror Turk të Biznesit (DTIK), me fokus në fuqizimin e grave dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon, raporton Anadolu.

Në takim morën pjesë ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, ministri i Shtetit i Maqedonisë së Veriut, Zulfikar Zejnula, ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, deputetë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe DTIK, përfaqësues të institucioneve turke dhe vendore, të diasporës dhe gra sipërmarrëse turke që veprojnë në Ballkan.

Në fjalën e saj, Goktas tha se ndihet e lumtur që po takohet me gra sipërmarrëse nga të gjitha trevat e Ballkanit nën të njëjtën çati, duke shprehur besimin se takimi do të kontribuojë në krijimin e një rrjeti të fuqishëm komunikimi në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Duke e cilësuar Ballkanin si një gjeografi të veçantë ku jetojnë lidhjet e përbashkëta historike, kulturore dhe njerëzore, Goktas tha se gratë e rajonit sot jo vetëm prodhojnë, por edhe themelojnë kompani, krijojnë vende pune, zhvillojnë teknologji, hapen drejt tregjeve të reja dhe ndërtojnë ura të reja ekonomike mes vendeve.

Goktaş theksoi se transformimi digjital, inteligjenca artificiale, ekonomia e të dhënave dhe modelet e reja të prodhimit po ndryshojnë ekonominë dhe konkurrencën globale. Ajo tha se gratë duhet të jenë jo vetëm përdoruese të teknologjisë, por edhe zhvilluese, sipërmarrëse, investitore dhe vendimmarrëse.

“Prandaj, ne e shohim sipërmarrjen e grave si një nga elementet themelore të zhvillimit social dhe mirëqenies së familjes”, tha Goktas, duke shtuar se pjesëmarrja e fuqishme e grave në jetën ekonomike forcon familjen, i jep shpresë të ardhmes së fëmijëve dhe kontribuon në mirëqenien e shoqërisë.

Goktas tha se Turqia ka ndërmarrë reforma të rëndësishme gjatë 24 viteve të fundit për heqjen e pengesave para grave dhe se po vazhdon forcimin e pozitës së tyre ekonomike dhe sociale përmes Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Fuqizimin e Grave për periudhën 2024-2028.

Ajo shprehu besimin se mund të krijohet një model i ri bashkëpunimi ekonomik mes Turqisë dhe Ballkanit, duke theksuar se potencialet e dy palëve mund të bashkohen në mënyrë më të fuqishme përmes grave sipërmarrëse. “Mund të krijojmë një rrjet të sipërmarrjes së grave në Ballkan”, tha ajo.

 

– Ulusoy: Vëllimi i tregtisë Turqi-Maqedoni e Veriut është afër 1 miliard dollarëve

Ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, tha se Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike dhe aleate me lidhje të thella historike dhe kulturore. Ai theksoi se vëllimi i tregtisë dypalëshe është afër 1 miliard dollarëve dhe se ekziston vullneti i përbashkët për ta rritur atë në 2 miliardë dollarë.

Anëtarja e Bordit Drejtues të DEIK-ut dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv të DTIK-ut, Berna Gozbasi, informoi pjesëmarrësit për aktivitetet e dy institucioneve, ndërsa kryetari i Këshillit të Përfaqësuesve të Ballkanit të DTIK-ut dhe përfaqësuesi i DTIK-ut në Greqi, Levent Sadik Ahmet, tha se ndien krenari që gratë dhe të rinjtë po kontribuojnë së bashku në zhvillimin e rajonit.

Kryetarja e Bordit Drejtues të Halkbank, Meltem Taylan Aydın, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në prodhim dhe në mekanizmat vendimmarrës, duke thënë: “Në ekonomitë ku prek dora e gruas krijohen themele më të forta”.

Përfaqësuesi i DTIK-ut në Maqedoninë e Veriut, Fatih Sahbaz, tha se takimi bashkoi gra që prodhojnë, investojnë, krijojnë vende pune dhe sjellin vlerë në shoqëritë ku jetojnë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amal clooney shkelqen ne venecia shfaqet elegante krah bashkeshortit george 6a9c1f7f78f2e
Lajmi i mëparshëm

Amal Clooney shkëlqen në Venecia, shfaqet elegante krah bashkëshortit George

shokuese ne kumanove femijet ne rrezik nje tjeter 3 vjecar helmohet 7 raste ne vetem nje muaj 6a9c236e269ca
Lajmi i radhës

Shokuese në Kumanovë, fëmijët në rrezik?! Një tjetër 3-vjeçar helmohet, 7 raste në vetëm një muaj!

Të fundit nga

Ushtria amerikane godet 3 cisterna iraniane

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka goditur tre cisterna iraniane të naftës, pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshuan raketa balistike drejt dy anijeve luftarake amerikane. Sipas Komandës Qendrore
ShkoLartë