WNBA ka njoftuar se personi që hodhi një lodër seksuale në fushë gjatë një ndeshjeje të Atlanta Dream më herët këtë javë është arrestuar.
Liga gjithashtu paralajmëroi se çdo person që hedh sende në fushën e lojës do të përjashtohet nga arena dhe do të përballet me një ndalim prej të paktën një viti.
Incidenti në Atlanta ndodhi në periudhën e katërt të ndeshjes mes Dream dhe Golden State të martën, në College Park, Georgia.
Vetëm disa ditë më vonë, të premten, një objekt i ngjashëm u hodh në fushë në Çikago, poshtë koshit, pas një faulli që ndali përkohësisht lojën gjatë pjesës së tretë të ndeshjes që Golden State e fitoi 73-66 ndaj Chicago Sky.
Një nga gjyqtarët e shtyu objektin jashtë vijave përpara se të hiqej nga fusha.
“Siguria e të gjithëve në arenë është prioritet i lartë për ligën tonë. Çdo objekt i hedhur drejt fushës apo tribuna mund të paraqesë rrezik për lojtarët, gjyqtarët dhe tifozët.
Sipas Protokolleve të Sigurisë së WNBA-së, çdo tifoz që qëllimisht hedh objekte në parket do të largohet menjëherë dhe do të përballet me një ndalim minimal njëvjeçar, si dhe me pasoja ligjore,” thuhet në deklaratën e ligës.
Burimi: botasot.info


