shoferi i ambulances ne gjendje te dehur perplas te moshuarin ne korce 6aa504703f5d7

Shoferi i ambulancës në gjendje të dehur përplas të moshuarin në Korçë

September 12, 2026
1 minut lexim

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit.

Sipas burimeve nga policia, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i ambulancës, me inicialet E.Q., rreth 44 vjeç, ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Policia ka bërë arrestimin e tij për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje seri incidentesh ne kosove gjate 24 oreve policia arreston disa te dyshuar 6aa503f5033e9
Lajmi i mëparshëm

Një seri incidentesh në Kosovë gjatë 24 orëve, policia arreston disa të dyshuar

trump mbron vendosjen e anthropic ne listen e zeze te qeverise 6aa504d8f3d2d
Lajmi i radhës

​Trump mbron vendosjen e Anthropic në listën e zezë të qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë