Uesli Shnajder, heroi i tripletës me Interin në 2010-ën, foli për La Gazzetta dello Sport në prag të derbit me Milanin.
“Nuk është si dy vjet më parë, kur Interi festoi matematikisht në shtëpinë e Milanit, por nëse Kristian shkon 13 pikë përpara, kush do ta kishte menduar përpara se ta nënshkruante atë?”
Holandezi më pas vlerësoi punën e ish-shokut të tij të skuadrës në vitin e tij të parë në krye të zikaltërvee: “Ndoshta duhet pak kohë që kjo arritje të kuptohet…
Kivu trashëgoi një ekip të zemëruar nga zhgënjimet e mëdha dhe e transformoi atë në një makinë, në Itali, ata gjithmonë fitojnë, dhe kur sheh sa larg janë kundërshtarët e tyre, mendon se është normale, pothuajse e lehtë. Në vend të kësaj, është krejt e kundërta. Kristian ishte i shkëlqyer. Në bisedën tonë ‘Treble’, të gjithë i dërgojmë mesazhe pas çdo fitoreje.”
Eliminimi nga Liga e Kampioneve? Kështu ndodhi, por njerëzit duhet të kuptojnë se Bodo është i fortë, ata nuk janë aty rastësisht.
Për më tepër, Interi ka pasur disa mungesa kyçe. Mënyra më e mirë për të ecur përpara është të sigurojmë titullin në këtë derbi.”
Së fundmi, në lidhje me duelet në mesfushë , holandezi nuk ka dyshime: “Milani është një… ekip i zgjuar.
Ata kanë karakterin e trajnerit të tyre, dinë si të kthehen, të të presin dhe të të ndëshkojnë, edhe sepse kanë mesfushorë si Rabio. Interi është superior në posedim, tani e kanë rikuperuar Çalhanoglu, por lojtari kyç këtë vit është Zielinski. Vitin e kaluar e pyeta veten: ‘Pse nuk luan ai?’ Tani, megjithatë, topi gjithmonë shkon tek ai.”
Burimi: botasot.info


