shkupi me banesa gjithnje e me te shtrenjta cmimet u rriten per 13 3 6a47c220b690a

Shkupi me banesa gjithnjë e më të shtrenjta, çmimet u rritën për 13.3%

July 3, 2026
1 minut lexim

Çmimet e apartamenteve në Shkup vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë se në fillim të vitit, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Banka Popullore, në tremujorin e dytë çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 13.3 përqind në vit. Në bazë tremujore, çmimet e pasurive të paluajtshme shënuan një rritje prej 5.5 përqind.

Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 16.6 përqind.

Apartamentet e reja në qendër të Shkupit arritën në 3,000 euro për metër katror.

Sipas Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, në tremujorin e parë të vitit 2026, apartamenti më i shtrenjtë i shitur ishte një apartament prej 45 metrash katrorë në Kisella Voda, për një çmim prej 130,000 eurosh.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

normani ndez rrjetin nga fixhi 6a47bf7d81288
Lajmi i mëparshëm

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

vlen premtoi por asgje nuk beri per rihapjen e rasteve te montuara 6a47c376b1f41
Lajmi i radhës

VLEN premtoi, por asgjë nuk bëri për rihapjen e “rasteve të montuara”

Të fundit nga

ShkoLartë