Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit.
Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor.
Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e shoqëroi me frazën virale:“Një ‘bombë’ e re ka hyrë në vilë”, një referencë e njohur për reality show-n “Love Island”.

Normani
Me pamjen e saj mahnitëse dhe sfondin ekzotik, Normani mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për dukjen dhe energjinë që përcolli përmes postimit.
Edhe pse nuk zbuloi më shumë rreth udhëtimit, është e qartë se artistja po shijon pushime luksoze në një nga destinacionet më të bukura tropikale në botë.

Normani
Burimi: botasot.info


