shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton perforcimin e pare 685b3b01f08a5

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

June 25, 2025
1 minut lexim

Pas një vere të qetë dhe pa lëvizje të mëdha në tregun e transferimeve, ish-kampioni i vendit, FC Shkupi, më në fund e ka thyer heshtjen duke njoftuar për përforcimin e parë për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri, Emre Kadri, i cili vjen nga skuadra e Rabotniçkit.

Kadri është 21 vjeç dhe më herët ka luajtur edhe për Bregallnicën e Shtipit, ndërsa karrierën e ka nisur në akademinë e Adana Demirspor në Turqi. Megjithëse është pjesë e kampionatit prej disa kohësh, ende nuk ka debutuar në mënyrë të rregullt në elitën e futbollit vendor.

Përkundër pritshmërive të tifozëve për një emër të njohur në këtë fillim merkatoje, drejtuesit e klubit kanë vendosur të investojnë te një talent i ri në mbrojtje.

Vlen të theksohet se klubi nga Çairi, i cili sezonin e kaluar e mbylli në vendin e shtatë dhe mbeti jashtë garave evropiane, ka qenë në heshtje të plotë deri tani. Pavarësisht largimeve të shumta të futbollistëve gjatë javëve të fundit, klubi nuk ka publikuar asnjë njoftim zyrtar për ndonjë prej tyre – gjë që ka shtuar paqartësinë rreth gjendjes së brendshme të skuadrës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bitcoin rikuperon pas tensioneve ne lindjen e mesme 685b3a11cf4c4
Lajmi i mëparshëm

Bitcoin rikuperon pas tensioneve në Lindjen e Mesme

top gear teston nevera r ky eshte nje moment historik teknologjik 685b3bf1e604b
Lajmi i radhës

Top Gear teston Nevera R: Ky është një moment historik teknologjik

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë