shkuan ne ndihme te banoreve pas zjarrit ne levan te fierit flaket u shkrumbojne automjetet dy efektiveve te policise 6a9c1e51afbea

Shkuan në ndihmë të banorëve pas zjarrit në Levan të Fierit, flakët u shkrumbojnë automjetet dy efektivëve të policisë

September 5, 2026
1 minut lexim

Një situatë dramatike është regjistruar pasditen e djeshme gjatë zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Levanit në Fier.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, dy efektivë policie, të cilët kishin shkuar në ndihmë të banorëve për të luftuar flakët që po përhapeshin drejt ullishteve dhe pronave të tyre, kanë mbetur pa automjetet personale.

Efektivët i kishin parkuar makinat në një zonë që e kishin konsideruar të sigurt, ndërsa më pas iu bashkuan banorëve në përpjekjet për të ndalur përhapjen e zjarrit.

Por flakët, të favorizuara nga era dhe përhapja e shpejtë, kanë ndryshuar drejtim duke përfshirë edhe zonën ku ndodheshin automjetet. Kur dy efektivët janë rikthyer, kanë gjetur makinat e tyre të shkrumbuara.

Teksa efektivët zjarrfikës ishin të përqendruar në luftën për vënien nën kontroll të situatës dhe shpëtimin e banesave e pronave të banorëve, zjarri është afruar pranë automjeteve të tyre, duke i shkrumbuar.

Zjarri i djeshëm në zonën e Levanit mori përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe me ullishte dhe duke krijuar momente të vështira për banorët dhe forcat e angazhuara në operacionin për shuarjen e flakëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata merr vendim per mbi 68 ari te up se reagon fitore pacolli 6a9c1dd3a7f55
Lajmi i mëparshëm

Gjykata merr vendim për mbi 68 ari të UP-së, reagon Fitore Pacolli

rrezohet avioni ushtarak phantom gjate nje aktiviteti ne greqi shperthen menjehere pas perplasjes 6a9c1eb1b5574
Lajmi i radhës

Rrëzohet avioni ushtarak ‘Phantom’ gjatë një aktiviteti në Greqi, shpërthen menjëherë pas përplasjes

Të fundit nga

ShkoLartë