rrezohet avioni ushtarak phantom gjate nje aktiviteti ne greqi shperthen menjehere pas perplasjes 6a9c1eb1b5574

Rrëzohet avioni ushtarak ‘Phantom’ gjatë një aktiviteti në Greqi, shpërthen menjëherë pas përplasjes

September 5, 2026
1 minut lexim

Një avion ushtarak i tipit Phantom u rrëzua në Tanagra në Greqi gjatë një demonstrimi ajror, në rrethana që deri tani mbeten të paqarta.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, menjëherë pas rrëzimit ndodhi një shpërthim. Sipas raportimeve, avioni u rrëzua gjatë fluturimit demonstrues.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse dy pilotët përdorën sistemin e katapultimit. Avioni kishte kryer pjesën e parë të demonstrimit dhe gjatë rrotullimit të dytë duket se humbi kontrollin. Gjithashtu raportohet se pilotët ndoshta nuk arritën të shtypin butonin e katapultimit, por kjo pritet të verifikohet pas operacionit në zhvillim, që po kryhet në këto momente.

Aksidenti ka ndodhur para syve të mijëra të pranishmëve që ndodheshin në këtë demonstrim, të quajtur Athens Flying Week, i cili zhvillohet çdo shtator në këtë aeroport ushtarak.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkuan ne ndihme te banoreve pas zjarrit ne levan te fierit flaket u shkrumbojne automjetet dy efektiveve te policise 6a9c1e51afbea
Lajmi i mëparshëm

Shkuan në ndihmë të banorëve pas zjarrit në Levan të Fierit, flakët u shkrumbojnë automjetet dy efektivëve të policisë

amal clooney shkelqen ne venecia shfaqet elegante krah bashkeshortit george 6a9c1f7f78f2e
Lajmi i radhës

Amal Clooney shkëlqen në Venecia, shfaqet elegante krah bashkëshortit George

Të fundit nga

ShkoLartë