shkrumbohet makina ne lezhe policia nis hetimet 68e56d034c6f0

Shkrumbohet makina në Lezhë, policia nis hetimet

October 7, 2025
1 minut lexim

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Beselidhja” të qytetit të Lezhës.

Për pasojë, mjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth, raporton korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndodhej i parkuar në momentin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kadri kryeziu kunder ringjalljes se shtepise se verdhe nga serbia 68e56c65da8a0
Lajmi i mëparshëm

Kadri Kryeziu kundër ringjalljes së “Shtëpisë së Verdhë” nga Serbia

kryeministrja e pare femer ne japoni trump e uron lajm i shkelqyer per popullin japonez 68e56d7928fc5
Lajmi i radhës

Kryeministrja e parë femër në Japoni! Trump e uron: Lajm i shkëlqyer për popullin japonez…

Të fundit nga

ShkoLartë