shkollat bosh mbyllen mbi 350 institucione arsimore ne shqiperi kosove e maqedoni te veriut 689af3ea3c973

Shkollat bosh/ Mbyllen mbi 350 institucione arsimore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut

August 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 gusht – Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon.

Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla në periudhën 2013-2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Këto nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por është një kambanë alarmi për të ardhmen e shoqërive tona.

Rënia e natalitetit, emigracionit drejt vendeve perëndimore dhe rrjedhimisht edhe zbrazja e fshatrave, janë faktorët kryesorë që kanë çuar në mbylljen e qindra institucioneve arsimore.

Në Shqipëri, situata ka sjellë një disbalancë të pazakontë në raportin mësues-nxënës. Në disa raste raporti është 7 mësues për 3 nxënës. Situata më e vështirë është në zonat rurale nga ku familjet largohen drejt qyteteve për një jetë më të mirë.

Në Kosovë, ka shkolla që funksionojnë me vetëm 5-10 nxënës, madje në disa raste edhe më pak. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm në vitin 2024/2025 ishte 63.551.

Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 65.757 nxënës), respektivisht për brenda një viti numri i nxënësve në arsimin e mesëm ka rënë për më shumë se 2.000.

Në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka propozuar shndërrimin e objekteve shkollore të mbyllura në qendra për të moshuarit, një vendim që thekson edhe më shumë zhvendosjen demografike. Më pak të rinj, më shumë të moshuar. /TRTBalkan/

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI SERGEJ LAVROV
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës

fshihnin te ardhurat qe perfitonin nga kembimi i valutave3 administratore nen hetim 689af58e62b6c
Lajmi i radhës

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim

Të fundit nga

ShkoLartë