shkoder 61 vjecari perplas policin ne vizat e bardha 68986870e2b7f

Shkodër/ 61-vjeçari përplas policin në vizat e bardha

August 10, 2025
1 minut lexim

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Procedimi nisi pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin.

Si pasojë shtetasi P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar.

Ai eshte jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

etias do te kushtoje 20 euro sistemi i ri per udhetime ne be nis ne fund te vitit 2026 68985f1f125f8
Lajmi i mëparshëm

ETIAS do të kushtojë 20 euro – Sistemi i ri për udhëtime në BE nis në fund të vitit 2026

mazrekaj shenon per ilirine 689868e916c4a
Lajmi i radhës

Mazrekaj shënon për Ilirinë

Të fundit nga

ShkoLartë