shkk pezullon perkohesisht nje zyrtar korrektues te qendres korrektuese te dubraves 6a565ab11b63c

SHKK pezullon përkohësisht një zyrtar korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës

July 14, 2026
1 minut lexim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës një zyrtar korrektues të angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, me vendim të Komisionit Disiplinor të datës 14 korrik 2026, është pezulluar përkohësisht zyrtari korrektues me inicialet D.Q., pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore.

SHKK bën të ditur se vendimi do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përkatëse.

Në reagimin e tij, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, ruajtjen e integritetit institucional dhe trajtimin me seriozitet të çdo rasti që dyshohet për shkelje të detyrave zyrtare.

Po ashtu, SHKK nënvizon se gjatë gjithë procesit do të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga organet kompetente.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump njoftoi vendosjen e tarifes 20 per mallrat ne hormuz brazili do behet pirat 6a5655e891fe4
Lajmi i mëparshëm

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

pd kerkon shpalljen non grata te ministres serbe 6a565af00f177
Lajmi i radhës

PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

Të fundit nga

ShkoLartë