pd kerkon shpalljen non grata te ministres serbe 6a565af00f177

PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
1 minut lexim

Partia Demokratike kërkoi sot shpalljen “non grata” të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, si edhe paditjen e saj për nxitje të gjenocidit, pas një deklarate lidhur me ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1998.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cilësoi deklaratën e ministres serbe si “ultraraciste dhe antishqiptare”.

Sipas Garos, deklarata e Paunoviç përbën një justifikim të spastrimit etnik dhe të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Partia Demokratike dënoi deklaratën, duke e cilësuar atë si nxitëse të urrejtjes dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Partia Demokratike theksoi se, “shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkk pezullon perkohesisht nje zyrtar korrektues te qendres korrektuese te dubraves 6a565ab11b63c
Lajmi i mëparshëm

SHKK pezullon përkohësisht një zyrtar korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës

marta kos mali i zi ka mbyllur mbi gjysmen e kapitujve te negociatave me be ne 6a565b50b927d
Lajmi i radhës

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Të fundit nga

Kryeministri suedez jep dorëheqje

Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Suedisë. Ai dha dorëheqje nga kreu i qeverisë suedeze pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë

​Endrit Thaçi mbështet protestën e OVL-UÇK-së

Djali i ish – presidentit Hashim Thaçi, Endriti del në mbështetje të protestës së Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Ai ka shpërndarë thirrjen e OVL-UÇK-së: “Protestë në mbrojtje të UÇK-së”
ShkoLartë