shkendija fiton minimalisht ndaj rabotnickit me golin e tambas 692db69674b31

Shkëndija fiton minimalisht ndaj Rabotniçkit me golin e Tambas

December 1, 2025
1 minut lexim

Shkëndija ka regjistruar tre pikë të reja në llogarinë e saj, pasi para tifozëve të vet në Tetovë mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Rabotniçkit, në ndeshjen e fundit të javës së 15-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Duke parë formën dhe pozitat në tabelë, Shkëndija hynte si favorit absolut dhe këtë e dëshmoi që në minutat e para. Vetëm pas pesë minutash lojë, tetovarët kaluan në epërsi 1-0, me golin e Fabrice Tamba.

Pas golit, Rabotniçki u përpoq të barazonte, por Shkëndija mbajti qetësinë dhe kontrolloi plotësisht ndeshjen.

Me nisjen e pjesës së dytë, Shkëndija sërish gjeti rrugën drejt rrjetës, por goli i Tambës u anulua me të drejtë, pasi sulmuesi e preku topin me dorë, situatë që i solli edhe karton të verdhë.

Senegalezi ishte sërish protagonist në minutën e 80-të, kur krijoi hapësirë dhe gjuajti fort, por Vasilev reagoi shkëlqyeshëm dhe e ndali golin e dytë të mundshëm për vendasit.

Rabotniçki, edhe pse në disavantazh, nuk arriti të rrezikonte seriozisht dhe regjistroi një tjetër humbje në kampionat dhe mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë.

Shkëndija ndërkohë e mban vendin e tretë në renditje, me gjashtë pikë më pak se lideri Vardari, duke ruajtur ritmin në garën për kreun.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihet nga flaket nje banese ne nje fshat te gramshit zjarrfikeset nisen drejt vendngjarjes terren i veshtire 692db635d78d3
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga flakët një banesë në një fshat të Gramshit, zjarrfikëset nisen drejt vendngjarjes, terren i vështirë

oek paralajmeron kallezim penal ndaj zrre se vendimi i supremes po keqinterpretohet 692db6a0cff05
Lajmi i radhës

OEK paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së: Vendimi i Supremes po keqinterpretohet

Të fundit nga

ShkoLartë