shkencetaret krijojne kaseten e adn se ruan miliarda foto e kenge 68ce932e4a5e5

​Shkencëtarët krijojnë “kasetën e ADN-së”, ruan miliarda foto e këngë

September 20, 2025
1 minut lexim

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje të re për ruajtjen e të dhënave, duke përdorur ADN-në si bazë, sipas “Science Advances”.

Pajisja, e ngjashme në koncept me shiritat magnetikë, ka formën e një kasete të viteve ’80 dhe është quajtur nga krijuesit e saj “kaseta e ADN-së”.

Ideja e përdorimit të ADN-së për ruajtjen e informacionit është tërheqëse sepse nuk kërkon energji elektrike dhe mund të eliminojë nevojën për qendra të mëdha të dhënash, të cilat sot konsumojnë rreth 4.4% të gjithë energjisë elektrike në SHBA.

Me rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale, kjo shifër pritet të shtohet ndjeshëm.

Sipas studimit, prototipi i kasetës së ADN-së mund të ruajë 36 petabajt të dhëna, ekuivalente me 36 mijë hard disqe ose më shumë se tre miliardë këngë.

Një nga sfidat më të mëdha të këtij teknologjie ka qenë mënyra e aksesimit të informacionit.

Por ekipi i drejtuar nga Xingyu Jiang në Universitetin Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë në Guangdong të Kinës ka gjetur një zgjidhje duke përdorur një sistem barkodimi që ndihmon në gjetjen dhe rikuperimin e saktë të të dhënave, ngjashëm me kërkimin e një libri në bibliotekë.

Një tjetër avantazh është se pajisja është e mbuluar me një “mburojë kristalore” të përbërë nga zeolit imidazolat, e cila parandalon prishjen e lidhjeve të ADN-së dhe garanton ruajtjen e të dhënave për shekuj me radhë.

Ky zbulim vjen pas zhvillimeve të tjera në fushën e ADN-së, si kompjuterët që mësojnë të luajnë shah apo Sudoku dhe ata që vetë-mblidhen për të zgjidhur probleme komplekse. Megjithatë, kërkimet për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore kanë hapur debat mbi çështje të ndjeshme etike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po transportonte 21 5 kg heroine ne kufirin greko shqiptar arrestohet 50 vjecari shqiptar prane kapshtices 68ce9306b7a34
Lajmi i mëparshëm

Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari shqiptar pranë Kapshticës

panik ne qender te athines rrezohet pema plagosen dy persona 68ce937608801
Lajmi i radhës

Panik në qendër të Athinës, rrëzohet pema, plagosen dy persona

Të fundit nga

ShkoLartë