shkelje e rende e armepushimit serish tensione ne rripin e gazes netanyahu urdheron sulme te menjehershme ndaj hamasit 6901028c3dac9

“Shkelje e rëndë e armëpushimit”/ Sërish tensione në Rripin e Gazës, Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme ndaj Hamasit

October 28, 2025
1 minut lexim

Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar sërish, pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të kryejë “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme” kundër pozicioneve të Hamasit në qytetin e Rafahut, në jug të enklavës palestineze.

Vendimi vjen pas shkëmbimeve të zjarrit të ndodhura më herët gjatë ditës, ku militantët e Hamasit kanë qëlluar ndaj forcave të IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) me snajperë dhe raketa antitank, sipas raportimeve të gazetës Haaretz.

Qeveria izraelite e ka cilësuar incidentin si një “shkelje të rëndë të armëpushimit” nga ana e Hamasit. Për këtë arsye, Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm ushtarakë.

Ndërkohë, Times of Israel raportoi se Hamasi ka dorëzuar arkivolin e një pengu izraelit, i gjashtëmbëdhjeti nga 28 të kërkuar nga Tel Avivi. Megjithatë, burime zyrtare konfirmojnë se trupi i këtij pengu ishte kthyer tashmë më herët në Izrael, çka ka shkaktuar konfuzion mbi qëllimin e këtij veprimi simbolik nga ana e Hamasit.

Vetëm pak ditë më parë, dy ushtarë të IDF-së u vranë në Rafah gjatë një sulmi për të cilin ushtria fajësoi Hamasin, ndonëse grupi palestinez ka mohuar çdo përfshirje.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kamerat fiksojne aksidentin e frikshem ne brazil permbyset autobusi 46 te plagosur 690100d3ef824
Lajmi i mëparshëm

Kamerat fiksojnë aksidentin e frikshëm në Brazil! Përmbyset autobusi, 46 të plagosur

negociatat me be gonzato te permbushen kriteret shqiperia ne nje moment vendimtar 6901059400f7f
Lajmi i radhës

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Të fundit nga

ShkoLartë