gonzato takim me ambasadoret dhe deputetet e pd ne fokus reforma zgjedhore dhe territoriale 69dfcc246b5b4

Gonzato takim me ambasadorët dhe deputetët e PD, në fokus reforma zgjedhore dhe territoriale

April 15, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato përmes një postimi në “X” ka njoftuar se këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me ambasadorët të shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri dhe deputetët e PD Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi.

Gonzato thekson se gjatë takimit folën lidhur mbi reformat zgjedhore dhe territorial.

“Sot në Delegacionin e BE-së prita një diskutim të sinqertë dhe të hapur midis ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri dhe znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike.

Shkëmbyem pikëpamje mbi reformat kryesore dypartiake, siç janë reforma zgjedhore dhe territoriale, si dhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv nga të gjitha grupet parlamentare dhe konsultimeve kuptimplote me përfaqësuesit e shoqërisë civile është thelbësor që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në dobi të qytetarëve të saj”, shkruan Gonzato.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hoxha vemendje e vecante per situaten e shqiptareve ne serbi 69dfcb3646a2e
Lajmi i mëparshëm

​Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

e bukura shqiptare adele qe bashkepunon me yjet italiane 69dfcdb7d398b
Lajmi i radhës

E bukura shqiptare Adele që bashkëpunon me yjet italianë

Të fundit nga

ShkoLartë