shkelja me tenderin 700 mije euro gjkko pranon gjykimin e shkurtuar per benet becin dhe 5 te pandehurve te tjere 6a5e43f023c2b

Shkelja me tenderin 700 mijë euro, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin dhe 5 të pandehurve të tjerë

July 20, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 7 të pandehurit mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një procedurë me kosto rreth 68 milion lekë në kohën kur drejtonte KESH-in.

Gjykimi i shkurtuar u pranua për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndërsa u nda çështja ku do gjykohet me procedurë të zakonshme i pandehuri Premtim Dauti.

Seancën e ardhshme më 14 shtator prokurori Dritan Prençi do të lexojë konkluzionet përfundimtare për ndaj personave të mësipërm.

Ndërkohë përveç Benet Becit të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes pasi duhet të marrë parasysh ligjin për dhënie të amnistisë ku përcaktohet sipas tyre të përjashtohen gjithë çështjet penale për veprat e kryera deri më 31 . 5 .2026 dhe që parashikojnë një dënim deri në 3 vite burg. SPAK tha se mbi këtë kërkesë do të mbajë qëndrim me shkrim seancën e ardhshme teksa trupi gjykues tha se mbi këtë kërkesë do të shprehen në vendimin përfundmitar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gurakuc kuci zberthen deklaraten e paunoviqit ja pse eshte pjese e politikes shteterore serbe 6a5e4378b589c
Lajmi i mëparshëm

Gurakuç Kuçi ‘zbërthen’ deklaratën e Paunoviqit: Ja pse është pjesë e politikës shtetërore serbe

rusia debon atasheun ushtarak italian nga moska tajani akt hakmarrjeje pas zbulimit te spiuneve ruse 6a5e4451d0ea5
Lajmi i radhës

Rusia dëbon atasheun ushtarak italian nga Moska, Tajani: Akt hakmarrjeje pas zbulimit të spiunëve rusë

Të fundit nga

ShkoLartë