shkeli perimetrin e sigurise ne ksamil bllokohet mjeti lundrues 500 mije leke gjobe drejtuesit 6a94517211b5f

​Shkeli perimetrin e sigurisë në Ksamil, bllokohet mjeti lundrues, 500 mijë lekë gjobë drejtuesit

August 30, 2026
1 minut lexim

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë po vijojnë monitorimin e pandërprerë për garantimin e sigurisë në hapësirën detare.

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Ishujt e Ksamilit”, shërbimet policore konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte futur në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre, bëri të ditur Policia e Shqipërisë.

Menjëherë, shërbimet ndërhynë për ndalimin e mjetit lundrues dhe, në përfundim të veprimeve administrative, e bllokuan atë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. A., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh.

Kontrollet dhe patrullimet vijojnë të pandërprera përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Policia e Shqipërisë apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese vite shkollim ushtarak ne turqi pese oficere te rinj i bashkohen fsk se 6a9450f88a1a0
Lajmi i mëparshëm

Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së

fundoset anija e peshkimit ne kanalin e la manshit dy persona te zhdukur 6a9451d171266
Lajmi i radhës

Fundoset anija e peshkimit në Kanalin e La Manshit , dy persona të zhdukur

Të fundit nga

ShkoLartë