Një anije peshkimi e regjistruar në Francë është fundosur në Kanalin e La Manshit, duke lënë dy persona të zhdukur, ndërsa tre të tjerë janë shpëtuar dhe dërguar në spital.
Alarmi u dha pak pas orës 18:00 të së shtunës, pasi autoritetet morën një raport se anija, me pesë persona në bord, ndodhej në vështirësi në brigjet e Plymouth, në Devon.
Vendimi i drejtorit, Rajendra Dawadi, që shpëtoi 900 nxënës nga përmbytjet katastrofike në Nepal
Menjëherë u aktivizua një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi. Në zonë u dërguan një helikopter i Rojës Bregdetare, një avion dhe varka shpëtimi të RNLI-së nga Falmouth dhe Plymouth.
Anija besohet se kishte pësuar probleme në jugperëndim të farit Eddystone, i cili ndodhet rreth 24 kilometra në jug të Plymouth.
Tre persona u nxorën nga deti dhe u transportuan në spital për kujdes mjekësor.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për dy personat e tjerë, të cilët ende rezultojnë të zhdukur.
Roja Bregdetare britanike bëri të ditur se operacioni intensiv i kërkimit vazhdoi gjatë gjithë natës dhe po vijon edhe të dielën, me disa mjete të angazhuara në zonë.
Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë
Autoritetet konfirmuan se anija tashmë është fundosur, ndërsa shkaqet që çuan në incident nuk janë bërë ende të ditura.
Burimi: botasot.info


