shitjet e tesla vazhdojne renien ne evrope 685bfcf6ed3d2

​Shitjet e Tesla vazhdojnë rënien në Evropë

June 25, 2025
min lexim

Shitjet e Tesla në gjithë Evropën po vazhdojnë të bien, edhe pse kërkesa për vetura elektrike është në rritje.

Të dhënat më të fundit tregojnë se Tesla shiti tetë mijë e shtatëqindenjëzetenëntë vetura në Bashkimin Evropian muajin e kaluar, nga katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqindetetëdhjetedy sa kishte shitur në maj të vitit dymijenjëzetekatër ose dyzet pikë pesë për qind, duke e ulur pjesën e tregut nga një pikë gjashtë në zero pikë nëntë për qind.

Aksionet e Tesla-s kanë qenë në rënie në gjithë Evropën për shkak të aktiviteteve politike të shefit ekzekutiv Elon Musk, modeleve të vjetruara të kompanisë dhe konkurrencës nga rivalë si BYD nga Kina.

Përplasja e bujshme e Musk me presidentin Donald Trump, në fillim të qershorit, ndodhi shumë vonë për të ndikuar në të dhënat e sotme. Tesla shpreson që modeli i përditësuar Model Y, që pritej të dilte në treg në Evropë këtë muaj, do të mund ta ndalë rënien e shitjeve.

Në përgjithësi, shitjet e veturave elektrike u rritën njëzetepesë për qind muajin e kaluar, me njëqind e dyzetë dy mijë e shtatëqindeshtatëdhjetegjashtë vetura elektrike të shitura, nga njëqind e katërmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetenjë sa ishin në maj të vitit dymijenjëzetekatër.

ACEA, organizata e industrisë që mbledh të dhënat, raporton se deri në maj të vitit dymijenjëzetepesë, veturat me bateri elektrike përbënin pesëmbëdhjetë pikë katër për qind për qind të tregut total në Bashkimin Evropian, një rritje nga niveli i ulët prej dymbëdhjetë pikë një për qind në maj dymijenjëzetekatër, shkruan Guardian, përcjell kp.

Regjistrimet e veturave hibride elektrike vazhdojnë të rriten ndjeshëm, duke zënë tridhjetepesë pikë një për qind të tregut, dhe mbeten zgjedhja e preferuar për konsumatorët në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, pjesa e kombinuar e tregut për veturat me benzinë dhe naftë ra në tridhjetetetë pikë një për qind, nga dyzetetetë pikë pesë për qind në të njëjtën periudhë të vitit dymijenjëzetekatër.

Tregu i përgjithshëm i veturave në Evropë u rrit një pikë gjashtë për qind në maj, krahasuar me një vit më parë, por është në rënie zero pikë gjashtë për qind përgjatë vitit dymijenjëzetepesë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deshtimi i 37 te per konstituimin e kuvendit shperthen maxharraj turpi ska brire 685bfc0a3c6a5
Lajmi i mëparshëm

Dështimi i 37-të për konstituimin e Kuvendit, “shpërthen” Maxharraj: Turpi s’ka brirë…!

qytetet e bregut lindor ne shba thyejne rekordet e temperaturave 685bfd330fc52
Lajmi i radhës

​Qytetet e Bregut Lindor në SHBA thyejnë rekordet e temperaturave

Të fundit nga

ShkoLartë