shitjet e tesla s bien me 60 ne mbreterine e bashkuar 68922674218a4

Shitjet e Tesla-s bien me 60% në Mbretërinë e Bashkuar

August 5, 2025
1 minut lexim

Shitjet e automjeteve elektrike të Tesla-s ranë me 60% në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit korrik. Në një treg evropian që po përballet me rënie të përgjithshme të kërkesës. Ndërkohë, prodhuesi kinez BYD shënoi një rritje të ndjeshme, duke katërfishuar regjistrimet në të njëjtin muaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar (SMMT), në korrik u regjistruan vetëm 987 automjete Tesla, ndërsa një vit më parë u regjistruan 2 mijë e 462 shitje. Rënia shënon një kthesë të fortë, pas një rritjeje prej 14% që kompania kishte regjistruar në qershor.

Shitjet e Tesla-s kanë pësuar rënie të theksuar edhe në tregjet kryesore të Evropës. Në Suedi, rënia ishte 86% (vetëm 163 automjete të regjistruara), në Francë – 27% (1 mijë e 307 automjete), dhe në Belgjikë – 58% (460 automjete). Këto shifra vijnë pavarësisht lançimit të fundit të një versioni të përmirësuar të modelit më të shitur të Tesla-s, Model Y SUV.

Në kulmin e këtyre sfidave, Tesla ka zbuluar në një dokument zyrtar se bordi drejtues ka miratuar një paketë të re shpërblimi për CEO-n Elon Musk, që përfshin 96 milionë aksione. Kompania deklaroi se kjo paketë synon të “sjellë energji dhe përqendrim” nga ana e Musk për të ringjallur prodhuesin në rënie.

Musk dhe Tesla po përballen me një proces gjyqësor prej 7 vitesh në Delaware, lidhur me një pagesë prej 56 miliardë dollarësh, e cila u rrëzua në janar të 2024 nga gjyqtarja Kathaleen McCormick, si “e tepruar”. Që atëherë, Musk ka kërcënuar me largim nga Tesla nëse nuk i jepet më shumë kontroll. Ai vazhdon të drejtojë gjithashtu SpaceX, xAI, Neuralink dhe The Boring Company.

Ndërkohë, regjistrimet e reja të automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 5% në korrik, në më shumë se 140 njësi, mes pasigurive të konsumatorëve mbi skemën e re të subvencionimit të automjeteve elektrike nga qeveria.

Ditën e sotme, më 5 gusht, autoritetet britanike njoftuan se katër modele elektrike të Citrown do të përfitojnë nga granti prej 650 milionë £, i cili do t’u lejojë blerësve të kursejnë 1 mijë e 500 £ për çdo automjet të blerë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ke konfirmon aprovimin e asistences teknike per kosoven 689225c3dd473
Lajmi i mëparshëm

KE konfirmon aprovimin e asistencës teknike për Kosovën

zelensky viziton ushtaret e plagosur ne spital faleminderit qe mbroni ukrainen 689226eb85133
Lajmi i radhës

Zelensky viziton ushtarët e plagosur në spital: Faleminderit që mbroni Ukrainën

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë