shitjet e iphone 15 pro max shtyhen per ne nentor 65082dfd8ed47

Shitjet e iPhone 15 Pro Max shtyhen për në Nëntor

September 18, 2023
1 minut lexim

Blerësit e modeleve të reja iPhone 15 Pro Max në disa vende të botës si Kina, Japonia dhe SHBA-ja duhet të presin deri në Nëntor për të marrë smartfonin e ri, një sinjal i parë i një kërkesë të fortë për kompaninë e cila ka filluar të marrë porosi që prej të Premtes.

Indikatorët pritet të lehtësojnë disa shqetësime lidhur me kërkesën për pajisjen flagship të Apple ndërsa pati një rënie në mbarë botën të shitjeve të iPhone tre mujorin e kaluar.

Disa analistë thonë se periudha më e gjatë e pritjes për modelin Pro Max vjen për shkak të furnizimit të ulët dhe problemeve që Apple po përballet për ekranet të cilat kanë korniza më të holla sesa gjenerata e kaluar.

Firma analitike IDC thotë se këto probleme janë adresuar tashmë. Pritja për modelin iPhone 15 Pro do të jetë 2-3 javë nga momenti i debutimit të iPhone 15 ndërsa për iPhone 15 Pro Max 4-5 javë.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

aktivistet klimatike bllokojne rruget ne berlin 650829886c155
Story i mëparshëm

Aktivistët klimatikë bllokojnë rrugët në Berlin

te enjten dy seanca kusari lila e brengosur per mosvotimin e marreveshjeve nderkombetare 650831109f700
Story i radhës

Të enjten dy seanca, Kusari-Lila e brengosur për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë