shitjet e apple ne kine rriten per here te pare ne dy vjet 68699c537b936

Shitjet e Apple në Kinë rriten për herë të parë në dy vjet

July 5, 2025
1 minut lexim

Apple regjistroi rritje në shitjet e iPhone në Kinë në tremujorin e dytë të vitit 2025 për herë të parë në dy vjet.

Shitjet e iPhone në Kinë u rritën me 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas një raporti paraprak nga Counterpoint Research.

Nxitja kryesore për shitjet e Apple ishin uljet e çmimeve dhe programet qeveritare të subvencioneve në maj, shkruajnë mediat e huaja.

Por, pavarësisht suksesit të linjës iPhone 16, Huawei është lider në tregun kinez.

Kompania regjistroi një rritje prej 12% të shitjeve nga viti në vit dhe është marka më e madhe për nga pjesëmarrja në treg.

Vivo zë vendin e dytë për nga pjesëmarrja në treg, por regjistroi një rënie prej 9% të shitjeve krahasuar me vitin e kaluar, dhe Apple mbetet në vendin e tretë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia jep detaje te reja mesazhi kercenues me bombe dyshohet se erdhi nga serbia 68699ba312c9f
Lajmi i mëparshëm

Policia jep detaje të reja: Mesazhi kërcënues me bombë dyshohet se erdhi nga Serbia

komandanti ukrainas paralajmeron ofensive te re ruse duhet te jemi te pergatitur 68699ccae99bc
Lajmi i radhës

Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë