shitet klubi i la lakers me shifra te paarritshme 6903a2ba284ff

Shitet klubi i LA Lakers me shifra të paarritshme

October 30, 2025
1 minut lexim

Bordi drejtues i NBA ka marrë sot një vendim historik, pasi ka pranuar shitjen e aksioneve kontrolluese të klubit të LA Lakers, një prej skuadrave të basketbollit më ikonike në botë.

Lajmi pritej që në verë por sot bordi ka marrë vendimin përfundimtar, duke zyrtarizuar kalimin nga familja Bus që e kontrollonte që nga viti 1979, në duart e Mark Uollter, shef ekzekutiv i kompanisë “TWG Global”.

Një vendim unanim, që ka ardhur pas disa muajsh shqyrtime të dokumentacioneve përkatëse dhe pas vendimit të fundit se Xhini Bus, pjesëtarja e familjes që i dha lavdi LA Lakers, do të vazhdonte të ishte presidente në detyrë për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Uollter ka qenë aksioner minorance te ky klub në vitet e fundit, por tashmë ai ka marrë rolin kontrollues të tij duke blerë aksionet e familjes Bus, e cila në periudhën e gjatë në drejtim, siguroi 11 tituj kampion, duke pasur ndër vite disa nga yjet më të shndritshëm si Mexhik Xhonson, Kobi Brajant apo së fundmi edhe LeBron Xhejms.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne korce makina perplas motorin prane karburantit dyshohet per nje viktime 6903a255a5301
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Korçë, makina përplas motorin pranë karburantit! Dyshohet për një viktimë

kurti finlanda belgjika dhe franca ishin prane kosoves ne shtetndertim 6903a2c37ce72
Lajmi i radhës

Kurti: Finlanda, Belgjika dhe Franca ishin pranë Kosovës në shtetndërtim

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë