shia labeouf thyen heshtjen pas arrestimit 69960875a50b2

Shia LaBeouf “thyen” heshtjen pas arrestimit

February 18, 2026
1 minut lexim

Aktori Shia LaBeouf ka reaguar me humor pas arrestimit të tij gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans.

Herët në mëngjesin e së mërkurës, 39-vjeçari publikoi në platformën X një mesazh të shkurtër: “Free me” (“Më lironi”), duke e shoqëruar me një selfie.

Sipas raportimeve, aktori u ndalua të martën dhe u akuzua për dy raste “simple battery” (dhunë e lehtë fizike) pas një përleshjeje në rrugët e qytetit. Ai doli para gjykatës po atë ditë dhe u lirua nga burgu i Orleans Parish.

Menjëherë pas lirimit, LaBeouf iu rikthye festimeve, duke ecur në këmbë drejt zonës së paradës së Mardi Gras.

Disa punonjës lokalesh në qytet pretenduan për mediat se aktori kishte qenë “i dehur” dhe kishte shkaktuar shqetësime që prej javës së kaluar.

Ngjarja vjen në një periudhë të trazuar për jetën personale të aktorit. Sipas raportimeve, lidhja e tij me aktoren britanike Mia Goth ka përfunduar në heshtje vitin e kaluar.

Çifti ishte së bashku me ndërprerje që nga viti 2012 dhe u martuan në Las Vegas në vitin 2016. Edhe pse u ndanë në 2018, ata u ribashkuan në vitin 2020 dhe u bënë prindër të një vajze.

Aktualisht, LaBeouf thuhet se është zhvendosur në Luiziana për të qenë më pranë familjes, ndërsa Goth jeton në Los Angeles.

Aktori, i njohur për rolet në filma si “Even Stevens” dhe “Holes”, ka pasur përballje të mëparshme me ligjin dhe ka folur hapur për betejat e tij me varësinë ndër vite.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

durmishi paga minimale me shume eshte teme e politikes se perditshme sesa kerkese reale 6996063e8b3cf
Lajmi i mëparshëm

Durmishi: Paga minimale më shumë është temë e politikës së përditshme sesa kërkesë reale

dy dekada tradite dhe krenari e kb junior 06 ramushi rushiti shpreh optimizmin 69960f033cb0b
Lajmi i radhës

Dy dekada traditë dhe krenari e KB Junior 06! Ramushi Rushiti shpreh optimizmin 

Të fundit nga

ShkoLartë