Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se është shfuqizuar ndalesa e qarkullimit të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Strazhë.
“Nga ora 17:20 do të hiqet ndalimi për lëvizjen e automjeteve transportuese në rrugën Gostivar-Strazhë dhe anasjelltas”, thonë nga LAMM.
Nga atje thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Burimi: botasot.info


