shfaqja e banerit kosova eshte serbi ne ndeshjen e champions uefa merr vendimin per klubin e njohur 6977c2d399106

Shfaqja e banerit “Kosova është Serbi” në ndeshjen e Champions, UEFA merr vendimin për klubin e njohur

January 26, 2026
1 minut lexim

UEFA ka marrë vendim lidhur me rastin e paprecedentë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezda, ku në tribuna u shfaq baneri provokues me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Ky veprim u konsiderua shkelje e rëndë e rregullave disiplinore, të cilat ndalojnë shprehimisht mesazhet politike në arenat sportive.

Institucioni më i lartë i futbollit evropian ka vendosur ta gjobisë klubin polak Lech Poznan me 10 mijë euro për këtë incident. Megjithatë, dënimi nuk ndalet me kaq, pasi për një sërë shkeljesh të tjera gjatë së njëjtës ndeshje, klubi është detyruar që në total të paguajë 48 mijë euro.

Ky incident i banerit provokues është vetëm një nga shumë rastet e mëparshme ku politika dhe futbolli janë përzier në mënyrë të dëmshme, duke cenuar frymën e fair play-t, respektin mes popujve dhe parimin e neutralitetit sportiv që UEFA synon të mbrojë.

UEFA ka theksuar vazhdimisht se stadiumet nuk duhet të shndërrohen në hapësira për mesazhe politike apo nxitëse, duke paralajmëruar masa edhe më të ashpra në rast përsëritjeje të incidenteve të tilla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ishte hakmarrje makina e bashkeshortes u perfshi nga flaket ish drejtori i burgut te recit femijet e mi e pane skenen 6977c27bf24d3
Lajmi i mëparshëm

“Ishte hakmarrje”/ Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

bordi i paqes arme diplomatike per njohje te reja te kosoves vuniqi shpalos detaje 6977c41a2ffa2
Lajmi i radhës

Bordi i Paqes, armë diplomatike për njohje të reja të Kosovës, Vuniqi shpalos detaje

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë