sherri nisi per nje vajze kush eshte 35 vjecari qe u dhunua ne lezhe 692f5c168e8f4

Sherri nisi për një vajzë, kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë

December 2, 2025
1 minut lexim

Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë.

Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë.

Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta ( shkopa bejsbolli) nga autorët.

Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lukrovski paralajmeron masa te perforcuara higjienike ne shkolla 692f5a0f9f483
Lajmi i mëparshëm

Lukrovski paralajmëron masa të përforcuara higjienike në shkolla

nente gola ne londer manchester city kthehet me pike te plota 692f5c736c27e
Lajmi i radhës

Nëntë gola në Londër, Manchester City kthehet me pikë të plota

Të fundit nga

ShkoLartë